PD: Rrënimin e vendit nga droga shqiptarët po e vuajnë cdo ditë

0
238

Partia Demokratike akuzoi sot Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm se vazhdojnë të mohojnë situatën e rëndë të kultivimit dhe trafikut të drogës në vend.

Sipas saj, faktet e bëra publike nga gazeta “Kathimerini”, për jetën luksoze të Klement Balilit në Sarandë, raportimet e përditshme të policisë italiane për ngarkesat me drogë nga Shqipëria dhe zbulimi i pistës së trafikut në Ishëm, janë dëshmi se Shqipëria është e mbuluar nga kanabisi.

Partia Demokratike e quan të turpshëm deklarimin e Drejtorit i Policisë, Çako se në Shqipëri nuk ka kanabis, duke shtuar se rrënimin e vendit nga droga po e vuajnë çdo ditë shqiptarët.