Tre shqiptarë dhe dy grekë janë arrestuar nga policia e shtetit helen, në qytetin e Larisas, me akuzën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Banda zotëronte dhe një punishte për kultivimin e kanabisit dhe përgatitjen e kokainës. Policia sekuestroi 78 bimë kanabis, 10 kilogramë hashash, 14 gramë kokainë, si dhe materiale të tjera që shërbenin për ndarjen dhe paketimin e drogës.
Sipas të dhënave të para banda drejtohet nga një prej shqiptarëve të arrestuar, ndërsa dy të tjerët qëndronin ilegalisht në vend.