Vdekja tragjike e shqiptarit në polici, reagojnë avokatët: Turp për Greqinë! Po fshehin të vërtetën

0
255
Pas zbardhjes së ekspertizës mjeko-ligjore të kryer në Shqipëri për shqiptarin Pëllumb Marnikollaj i cili humbi jetën teksa ishte i shoqëruar në një komisariat në Greqi kanë reaguar avokatët e familjarëve të të ndjerit, të cilët i kërkojnë shtetit dhe autoriteteve greke të hetojnë plotësisht rrethanat e vdekjes së Marnikollajt për të siguruar drejtësi për të afërmit.
“Ajo që kërkojmë është se shteti grek, kompetentet e ligjit dhe autoritetet gjyqësore duhet të hetojnë plotësisht rrethanat e vdekjes së Pëllumb Marnikollaj dhe për të siguruar drejtësi për të afërmit.
Çdo përpjekje për të fshehur të vërtetën do të jetë një shenjë e turpshme për Republikën Greke, si shenjat qe u gjenden në trupin e Marnikollajt”, deklarojnë avokatët Thanasis Kambajannis dhe Mimoza Caca.
Nga të dhënat e siguruara nga News24 nga ekspertiza mjeko-ligjore rezulton se janë konstatuar thyerje të kafkës, shembje të trurit, plagë në kokë, hematoma gërvishtje të kokës, hematoma te trupit dhe gjymtyrëve.
Këto plagë –thuhet në raportin e ekspertëve mjeko-ligjorë janë shkaktuar me mjete të forta dhe jo të mprehta, por nuk përjashtohet mundësia që ato të jenë shkaktuar nga rrëzimi prej një lartësie të madhe.
29-vjeçari ishte i dënuar në Greqi me 8 vite burg për vjedhje por ndërkohë ishte në masë detyrim paraqitje. Mesditën e 3 gushtit ai është paraqitur ne komisariat por në rrethana ende te paqarta ka mbetur i vdekur. Policia greke pretendon se ai u vetëhodh nga kati i dytë i komisariatit dhe kjo gjë i ka shkaktuar vdekjen, por ky version mohohet nga familjarët. Familja e Pëllumb Marnikollaj u njoftua për vdekjen e tij në datën 12 gusht.
JA DEKLARATA E PLOTE E AVOKATEVE
Athinë më 23. 09. 2016
Më 03. 08. 2016, një 28-vjeçar shtetas shqiptar, Pëllumb Marnikollaj vdiq në rrethana misterioze në stacionin policor te Ano Patisias në rrugën Agia Lavra.
Versioni i policisë flet për “vetëhedhje” nga kati i dytë të Departamentit të Sigurisë ku 28-vjeçari Pellumb Marnikollaj ishte paraqitur vullnetarisht për t’iu referuar “paraqitjes” së tije në bazë të vendimit të gjykatës e cila i kishte dhënë pafajësinë me kusht të drejtë paraqitje ne rajonin e policisë.
Policia greke doli me një deklaratë mbi incidentin e mësipërm vetëm më 18 gusht, pra 15 ditë pas vdekjes së Marnikollajt, i cili u transportua ne spitalin shtetëror “Erithro Stavro” ku në të njëjtën dite më 03. 08. 2016 ndërroi edhe jetë në spital.
Ky zbulimi i vonuar i vdekjes, së bashku me imazhin e keq tek njerëzit e afërm te familjes dhe miqve të tij që gjeten viktimën, të cilën e gjetën më 11.08 2016, ngrenë dyshime serioze të veprimeve penale kundër tij, për t’u eksploruar.
Si avokatë, ne kemi ndërmarrë tashmë përfaqësimin e familjes së Pëllumb Marnikollajt në procesin e procedurës penale.
Ajo që ne aktualisht mund të themi është se po kryhet një ekzaminim paraprak, dosja e formuluar që iu dorëzua Prokurorisë më 11.09. 2016 iu rikthye sërish më 12.09.2016 Departamentit të Sigurisë së Policisë në Athinë në pritje të raportit mjeko-ligjore, (ekspertizës) dhe se të Mërkurën më 22.09. 2016, pas formulimit të raportit të mjekësisë ligjore dosja i përcillet përsëri Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së parë të Athinës.
Babai i Pëllumbit, Nikoll Marnikollaj, ka deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë pranë Prokurorisë, dhe kemi kërkuar që të thirret për të dëshmuar dhe për të dhënë informacione, foto dhe çdo gjë që disponohet prej tij dhe familjarëve te tij, për të zbardhur sa me shpejte çështjen.
Ajo që kërkojmë është se shteti grek, kompetentet e ligjit dhe autoritetet gjyqësore duhet të hetojnë plotësisht rrethanat e vdekjes së Pëllumb Marnikollaj dhe për të siguruar drejtësi për të afërmit.
Çdo përpjekje për të fshehur të vërtetën do të jetë një shenjë e turpshme për Republikën Greke, si shenjat qe u gjenden në trupin e Marnikollajt.
Athinë më 23. 09. 2016 Avokatët e familjes Marnikollaj
Thanasis KAMBAJANNIS
Mimoza CACA