Një i moshuar 76 vjeç u aksidentua për vdekje në aksin rrugor Fllakë-Fshati Rinia.
“Më datë 24.09.2016, rreth orës 19:00, më afërsi të kryqëzimit të rrugës Fllakë- fshati Rinia, një automjet, ka aksidentuar shtetasin H.A. 76 vjeç, banues në fshatin Qerret. Për pasojë shtetasi i mësipërm ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës”, deklaron policia.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”dhe”Largimi nga vendi i aksidentit”parashikuar në nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.