Grabitja në Bllok/ Banka s’provon dot se paratë e sekuestruara janë të saj

0
190

Banka e nivelit të dytë e grabitur gjatë gushtit, i ka kthyer përgjigjje prokurorisë, e cila po përplaset me mbrojtjen që pretendon se paratë e sekuestruara në banesën e njërit prej të akuzuarve janë të ardhura prej qirave.

Burimet nga Prokuroria shpjeguan se banka sqaron se nuk mund të identifikojë nëse nga 16 mijë dollarët dhe gati 4 mijë euro e gjetura në shtëpinë e Robert Kullës janë apo jo valutë e saj. Ne kishim shpresë, tha një pjesëtar i grupit të hetimit, të konfirmonim burimin e këtyre të ardhurave , por banka ka informuar hetuesit se paratë nuk kishin as numër serie dhe as ndonjë shenjë tjetër dalluese. Për vjedhjen e gati 200 mijë eurove ndodhen të arrestuar tre persona, Alan Babameto, Robert Kulla dhe Roland Liti. Kulla, djali i Nehat Kullës, i njohur ndryshe si “Gjenerali”, në Shkallën e Parë u la në arrest me burg me afat 30-ditor pikërisht për këtë shkak. Masa me afat u konfirmua edhe nga Gjykata e Apelit pasi Prokuroria nuk kishte marrë ende përgjigjje nga banka. I dyshuari këmbëngul se paratë e sekuestruara janë të ardhura nga qiratë e dy objekteve , por

deri më tani Prokuroria ka si provë të fortë kundër të dyshuarve, një shenjë gishti që i përket Roland Litit , e konstatuar në vendin ku grabitësit kishin gërmuar për të hapur një tunel, si edhe qelizat e telefonit. Të dhënat telefonike tregojnë se të pandehurit janë ndodhur në zonën e ish-Bllokut në kohën kur ka ndodhur grabitja e bankës. /TCH

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency