KOMENTET QË E ‘MBYLLEN’ RAMËN NË FACEBOOK: KUJTON SE DO TA HAMË EDHE BROÇKULLËN E PLEHRAVE?

0
264

Një postim i Kryeministrit Rama në Facebook për ligjin e ri të importit të plehrave ka ngjallur reagime të shumta të komentuesve.

rama-komentet

Disa nga mbi 600 komentet në statusin e Ramës në FB dhe përgjigjet

Por ajo që bie në sy është se, si kurrë më parë, Kryeministri Rama është impenjuar për t’i kthyer përgjigje pothuajse të gjithë komentuesve (që ishin mbi 600).

Madje, në disa raste është përfshirë edhe në replika.

Duket sikur është profili i Erjon Braçes.

Në disa raste të tjera janë përgjigjet e Ramës, por janë fshirë komentet e qytetarëve.

Duket se Kryeministri e ka ndjerë realisht sikletin për ligjin që sot e kundërshton shoqëria civile, por që dikur e kishte kundërshtuar ai vetë derisa e kishte abroguar me të ardhur në pushtet.

Është ndër rastet e ralla kur demagogjia duket totalisht e dështuar dhe njerëzit shkruajnë qartë dhe thjesht se nuk i hanë më këto broçkulla.

Ndërsa akuzat e mëparshme Rama i ka kaluar me shprehje të tipit ‘vajmedet’ apo ‘qentë le të lehin, karvani shkon përpara’, situata këtë herë duket krejt e ndryshme.

komentet

Komente të fshira…mbetet vetëm përgjigja e Ramës

Shumë prej atyre që i shkruajnë me zhgënjim sot Kryeministrit, tre vjet më parë votuan për ta sjellë në pushtet. /HashtagAL