Korrieri kolumbian i kokainës erdhi në Tiranë për të marrë paratë për 250 kg kokainë, do vuajë dënimin në Spanjë

0
228

Erdhi në Shqipëri si korrier për të marrë paratë për 250 kg kokainë, do të largohet drejt Spanjës me një dënim prej 15 vitesh kolumbiani Cesar Augusto Triana. Gjykata e krimeve ka diskuatuar në seancë gjyqësore për transferimin e tij ndërsa  vetë Triana ka dhënë pëlqimin për tu larguar nga Shqipëria.

Dënimin e marrë nga drejtësia shqiptare Triana do ta vuaj tashmë në Spanjë pasi ai është me origjinë kolumbiane por me shtetësi Spanjolle vend në të cilin ka rezidencën dhe familjen.

Korrieri i drogës qëndroi 20 ditë në Tiranë ndërsa më 10 Prill 2015, 24 orë pasi në Mal të Zi u sekuestrua droga pëqr të cilën ai do të merrte paratë tentoi të arratisej nga Rinasi dhe ku u prangos.

Transferimi I dënimit Trianës nuk është i vetmi pasi pak kohë më parë krimet e Rënda miratuan dhe vuajtien e dënimit të mbetur në itali të Girgo Rifformatos pilotit të trafikut të drogës me avionin e Divjakës.