Vrasje me motiv drogën e konsideron Partia Demokratike atë të Aleksandër Bardhit, vëllait të ish –kreut të komunës së Kaçinarit, Petrit Bardhi (ish -kreu i komunës në foto sipër). “Viktima që u gjet i pajetë sot, është vëllai i administratorit të Kacinarit, i emëruar nga kryetari i Edi Ramës në Bashkinë e Mirditës, i cili e kishte kthyer banesën në magazinë droge, ku policia gjeti 424 kilogram kanabis me destinacion Greqinë.Droga kalonte në Greqi pikërisht nga fshati Shëndëli në Sarandë, ku ka ndodhur vrasja”, thotë PD duke zbuluar të tjera detaje për ngjarjen.
“Kjo është viktima e 6 e drogës, e këtyre muajve. Këto janë pasojat dramatike të alternativës së Edi Ramës për shqiptarët, që është kanabisi. Kanabisi, alternativa e Ramës për vendin, kanabis voice alternativa e Ramës për rininë. Edi Rama dhe Tahiri e tij e mohojnë dhe thonë se në Shqipëri ska drogë, por mediat më të rëndësishme të Europës raportojnë të alarmuara për kanabisin shqiptar, për përkeqësimin e situatës dhe për ngarkesat e përditshme që kalojnë kufirin” tha Ervin Saljani, sekretari i PD për aksionin qytetar. Sipas PD, me Ramën, gjendja e drogës po përkeqësohet.