Vrasja e Aleksandër Bardhit në Shëndëlli, pranga dy autorëve

0
267

SARANDE- Policia e Sarandës ka arrestuar dy autorët e dyshuar për vrasjen e 47-vjeçarit Aleksandër Bardhit, në Shëndëlli të Sarandës. Në pranga janë vënë një 25-vjeçari, Fernando Deda, dhe një adoleshent me inicialet Gj.A, 16 vjeç. Të dy autorët e dyshuar vijnë nga familje me origjinë nga Mirdita dhe që prej viresh janë vendosur në fshatin Shëndëlli, ku edhe ka ndodhur ngjarja. Dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta, por PD ka hedhur dyshime se vrasja ka ndodhur për konflikte që janë të bëjnë me drogën./BW