Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për median në lidhje me ligjin e plehrave të miratuar javën e kaluar nga mazhoranca në Kuvend.
Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se qeveria nuk mund të kontrollojë importin e plehrave, pasi sot në Shqipëri qeveria nuk garanton dot as cilësinë e produkteve ushqimore që importojmë.
Basha në fjalën e tij, u shpreh se PD-ja është kundër çdo lloj importi të mbetjeve nga jashtë.
“PD është kundër çdo lloj importi të mbetjeve. Kjo çështje nuk është më në dorën e qeverisë apo mazhorancës. Kjo çështje tani i takon popullit.
Ka vende dhe grupe që janë të interesuar që të importojnë mbetje në vende të tjera. Ne do ti kërkojmë presidenti që të mos dekretojë këtë ligj. Do të kërkojmë një referendum”, u shpreh Basha.