Derbi i kryeqytetit/ Paqe në “Elbasan Arena”, skuadrat kthehen pa gola në shtëpi

0
208

Tirana dhe Partizani u ndan në barazim pa gola, por zhvilluan një lojë të bukur dhe më shumë raste shënimi

U luajt ditën e djeshme derbi i 146 mes Partianit dhe Tiranës. Në një stadium të mbushur plot duke dhuruar emocione nëpërmjet koroegrafive të tifozëve edhe lojtarët dhuruan lojë të bukur në fushë. Për herë të parë ky derbi u luajt jashtë kryeqytetit në stadiumin “Elbasan Arena”. Tirana dhe Partizani u ndan në barazim pa gola, por zhvilluan një lojë të bukur dhe më shumë raste shënimi. Të dyja skuadrat e nisën lojën të motivuara dhe për të fituar. Duke krijuar shumë raste shënimi por pa arritur asnjë që ta shëndrrojnë në gol. Pjesë e  parë kishte shumë grindë dhe me emocione. Minutat  e para kaluan me një loj të qetë dhe pa raste të pastra shënimi, por në minutën e 15 Tirana krijoi një rast të rrezikshëm, Hoxha u tregua i vëmndëshëm duke rrëmbyer topin përpara se sulumesi Moises të gjuaj. Një minutë më vonë vjen dhe kundër përgjigjia nga të kuqtë me anë të Ekuban por pa shumë rrezik.  Pak minuta më vonë përsëri Parizani ai që rrezikon më anë të Emiliano Vilës por portieri i Tiranës reagon shumë mirë. Të dyja skuadrat humbën durimin dhe nisën ndërhyrjet e gabuar anë mesfushë.  Edhe pse kërkonin shumë golin duke gjuajtur si nga larg dhe afër zonës asnjëra nuk mundi që në 45 minutat e para të shënonte.  Në minutën e 32 Tirana pretendon për një 11 metërsh, pasi u pengua nga portieri i Partizanit sulmuesi Mevril. Megjithatë nuk është i të njëjtit mendim arbitri Jorgji.  Edhe pse në këtë pjesë të dyja skuadrat bënë një lojë të bukur, Tirana krijoi më shumë raste duke rrezikuar disa herë por nuk arrit që të shënonte. Në këtë mënyrë pjesa e parë u mbyll me rezultatin e bardhë 0 me 0.

Fraksioni i dytë

Pjesa e dyte nisi ndryshe sepse ajo që rrezikoi më shumë ishte Partizani. Të kuqtë rrezikuan dyherë në pak minuta portën e likës, duke goditur dy herë shtyllën.  Një sulm dhe një goditje e lirë mund të kishin rezultuar fatale për Tiranë  nëse portieri do të ishte i pavëmendshëm. I pozicionuar mirë Likaj arriti që të evitonte rrezikun për skuadrën e tij.  Të dy trajnerët filluan zëvendësimet duke ndryshuar taktikën në lojë por që nuk solli ndryshim në rezultat. Loja në mes të pjesës së dytë u bë me e qetë duke u lujatur në mesfushë, por tifozët nuk rreshtën se kënduari gjatë gjithë lojës.  Minutat kalonin dhe ndeshja po shkonte drejt fundit,  por Partizani krijoi rastin më të rrezikshëm të ndeshjes. Ekuban kalon një top në zonë por që nuk finalizohet nga shoku i tij i skuadrës. I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Tiranës, por Edeh nuk arrit dot ta gjuante topin duke i lënë mundësi Hoxhës që të reagonte duke i hequr topin nga këmbët. Një minutë para përfundimit të ndeshjes Ekuban rrezikon më kokë por gjuajtja e tij shkoi shumë larg. Me këtë rast u mbyll edhe ndeshja duke u mbyllur në paqe. Pa shënuar asnjëra të dyja skuadrat morën nga një pikë që nuk i vlen asnjërës. Partizani tashmë ndodhët 4 pikë më pak se Skëndërbeu kryesues dhe Tirana mbetet në vendit e 6 me 4 pikë.  Tirana arrin në 4 barazime për këtë sezon dhe ka shënuar vetëm dy gola.

Formacionet e skuadrave

Partizani (4-1-4-1): Hoxha; Ibrahimi, Krasniqi, Atanda, Kalari; Bertoni; Vila, Trashi, Batha, Torasa; Ekuban
Trajner: Adolfo Sormani

Tirana (4-3-3): Lika; Kërçiku, Muça, Teqja, Hoxhallari; Mervil, Karabeci, Daja; Taku, Edeh, Moises
Trajner: Ilir Daja