Dyshohet se djali 22-vjeçar i ish deputetit socialist lëvizte me 150 kilometra në orë

0
212

Makinat e përmbysura në Bulevardin Blu në Kamëz ishin provë se mjeti tip Lexus i drejtuar nga Arnold Kola ishte përplasur me një forcë të madhe me furgonin e policisë. Një ditë më pas, policia raporton se 22 vjeçari mund të ketë qenë duke lëvizur me 150 kilometra në orë me makinën e tij. Policët ishin pak minuta nga ndërrimi i turnit. Ervin Haxhiaj ishte bashkë me kolegët e tij në furgonin e policisë që po lëvizte ngadalë në Bulevardin Blu kur u përplas furishëm në pjesën e pasme nga makina e 22 vjeçarit. Efektivi i policisë ndërroi jetë në spital, ndërsa dy kolegët e tij u plagosën. Edhe djali i ish deputetit socialist, Ndue Kola u plagos në aksident. Ndaj tij pritet të merret vendimi për arrestim gjatë paradites së sotme.