Gjykata Administrative shfuqizon pesë gjoba për opozitën, do të paguajë vetëm 20 mijë lekë

0
193

Gjykata Administrative ka shfuqizuar pesë gjoba për opozitën të vendosura nga bashkia e Tiranës nga 7  gjithësej për protestën e 8 dhjetorit., duke pranuar kështu pjesërisht kërkesën e bashkisë.

E përkthyer në vlera monetare, PD do të paguajë 20 mijë lekë për dy gjoba, secila nga 10 mijë lekë.

Pas zhvillimit të protestës së opozitës, bashkia vlerësoi dëmet materiale  materiale të pronës dhe ndotje të hapësirave publike.

Bashkia e Tiranës llogariti dëmin në  163.729.000 lekë duke ia kaluar  si gjobë Partisë Demokratike.

Bashkia evidentoi me detaje, të gjitha dëmet materiale që iu shkaktuan pronës publike të qytetarëve të Tiranës.