Ka thërritur “ISIS”, duke ka shtrënguar në dorë një medalje me një mbishkrim në gjuhën arabe dhe ka kërcënuar policët, të cilët i kishin kërkuar dokumentet.
Kjo ka ndodhur në Rimini të Italisë, raportojnë sot mediat lokale, dhe protagonist është një 21-vjeçar me origjinë shqiptare, i arrestuar për rezistencë dhe plagosje të një efektivi.
21-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte shkuar të vizonte një mikun e tij, i cili ndodhej nën arrest shtëpiak dhe pse e dinte ky i fundit nuk mund të priste vizita. Kur, efektivët e policisë kanë kontrolluar personin që ndodhej nën arrest shtëpiak, kanë gjetur aty edhe 21-vjeçarin, të cilit pasi i janë kërkuar shpjegime, ka sharë efektivët, ka turrur lavde për “ISIS” dhe ka folur në arabisht, raportojnë medit lokale, shkruan Syri.net.
Më pas, ai u sul kundër policëve duke i sulmuar me një çelës anglez.
Këtë mëngjes, shqiptari doli në gjykatë për masën e sigurisë. Ai do të qëndrojë në burg, ndërsa pret datën e procesit, të vendosur më 28 shtator.