Mëngjesin e sotëm, në derën e shtëpisë së atletes më të mirë shqiptare Luiza Gega kanë “trokitur” inspektorët e WADA-s (Agjencisë Ndërkombëtare Antidoping). Arsyeja? Një kontroll antidoping surprizë, që është kryer që në orën 06:00 të mëngjesit. Lajmin e ka konfirmuar vetë atletja shqiptare përmes një postimi në “Facebook”, duke deklaruar se kontrolli është bërë në urinë dhe gjak./telesport
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10207174722313071&set=a.1551703199180.2077840.1433154929&type=3&theater