Një 28-vjeçar nga Durrësi me iniciale F.D është arrestuar nga policia pas përndjekjes mëse 2-vjeçare të ish-gruas së tij. I dhunshmi i kërkonte pas divorcit, 27-vjeçares G. M. të kryente me të marrëdhënie seksuale duke e kanosur përmes telefonit dhe rrjetit social Facebook.
Sipas policisë, F.D. është person me preçedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës dhe dhunë në familje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”dhe”Kanosja”parashikuar në nenet 275 dhe 84 të Kodit Penal.