Rama bën teatër, fton në takimin për plehrat edhe ata që e kundërshtojnë

0
193

685e2ea1-7095-4847-965c-92c46e432ba0

Teatri i kryeministrit me ricikluesit vazhdoi me përdorimin e një pedagogie të një universiteti privat. Ajo i ngriti atij shqetësimin për protestën që po organizohet kundër tij, për arsye se ka lejuar me ligj hyrjen e plehrave të huaja në Shqipëri. Roli që i ishte caktuar ishte ai një “kundërshtarje” të moderuar kreut të qeverisë. Ajo u shfaq si përfaqësuese e atyre që kanë dalë në protestë kundër armëve kimike. Kryeministri e vuri edhe më tepër në dukje këtë. “Me sa më shohin sytë, 90 % e juve këtu keni qenë në protestën kundër armëve kimike”, tha Rama për të dhënë idenë se ka ftuar në takim edhe kundërshtarët e ligjit dhe po ashtu për t’u thënë qytetarëve se armët kimike dhe ligji i plehrave nuk janë njësoj. Por pedagogen në fjalë askush s’kujtohet të këtë bërë ndonjë kritikë për ligjin që lejon importin e plehrave. Nëse do të ishte në atë krah, ajo do të ishte duke i kërkuar llogari kryeministrit. Do të ishte rreshtuar me ata që po organizohen për t’u përballur me të në dyert e kryeministrisë dhe jo në rreshtin e garniturës së shou-t të tij. Të tillë “kundërshtarë me porosi” s’bënë gjë tjetër veçse e nxorrën zbuluar kryeministrin, që shirej sikur ka ftuar edhe ata që i ka kundër, kur në të vërtetë ata janë në një tjetër llogore. /Lapsi.al