Raundi i dytë i “Championsit”, vëllezërit xhaka sërisht në duel

0
182

Përballja mes Taulant dhe Granit Xhakës është ndër gjërat që nuk duhen humbur nga raundi i dytë i ndeshjeve në grupet e Ligës së Kampioneve. Kështu shkruan UEFA në ueb-faqen e vet zyrtare lidhur me ndeshjen mes Bazelit të Taulantit dhe Arsenalit të Granitit në Grupin A, që do të luhet të mërkurën mbrëma.

“Ishte pikërisht Bazeli skena ku Granit Xhaka shpërtheu në futbollin europian si adoleshent mes viteve 2010-2012, duke eliminuar Mançester Junajtidin nga Liga e Kampioneve, – shkruan ‘Uefa.com’. – Tani që luan me Arsenalin pas transferimit nga Mynshengladbahu, mesfushori e gjen veten përballë kampionëve të Zvicrës për herë të parë. Xhaka po kalon një formë të shkëlqyer te Arsenali – duke shënuar dy gola spektakolarë kundër Hull Sitit dhe Notinghem Forestit – dhe, sikundër atëherë kur Zvicra u ndesh me Shqipërinë në ‘EURO 2016’, ai madje mund të përballet sërish me vëllanë, Taulantin, në këtë duel të Grupit A”.

Ky duel vjen tre muaj e gjysmë pasi dy vëllezërit nga Kosova u ndeshën për herë të parë mes tyre kur Shqipëria sfidoi Zvicrën në ndeshjen e parë të Kampionatit Europian të verës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency