Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një sulm me armë zjarri në një supermarket në perëndim të Parisit. Autori i dyshuar, një burrë rreth të 60-ave është vënë tashmë në ndjekje nga policia. Siç raportojnë mediat franceze, personi në fjalë është i njohur për aktet e dhunës edhe në të shkuarën. Identiteti i dy të plagosurve nuk bëhet i ditur por ata raportohet se ndodhen në gjendje kritike për jetën. Një burrë rreth 60-vjecc dhe një grua rreth 50-vjecc u gjuajtën me armë zjarri në parkingun e një supermarket në Port-Manly, Yvelines të Parisit.