Kampionët e Gjermanisë kanë nisur përgatitjet për të ardhmen e largët. Bavarezët janë mësuar të planifikojnë për një të ardhme afatgjatë, pasi kursesi nuk duan që të gjenden në një farë mënyre të papërgatitur. Për këtë arsye sipas gazetës Daily Star, në Bavari problemi tani është që të vendosin se cili do të jetë trajneri pas dy viteve, kur te Bajerni të përfundojë epoka e Ançelotit. Skuadra gjermane nuk ka ndërmend që të zgjas kontratën me Ancelotin pasi ai nuk ka çfarë ti jap më shumë skuadrës. Me Ançelotin synimi janë gjithçka dhe pritet që të realizohen. Si pasues i tij emri më i kuotuar për 2018, është ai i Jurgen Klopp që prej pak kohësh ka firmosur një kontratë që e lidh me Liverpool deri në 2022, dhe që para se të merte drejtimin e anglezve pati një histori të sukseshme me rivalët e Bajernit në Gjermani, Borusian e Dortmundit. Ançelotit duket se po i shkojnë planet siç duhet pasi ka bërë një nisje të mrekullueshme të kampionatit. Ka fituar 8 ndeshje nga 8 të luajtura që kur ka shkuar në krye të stolit, duke fituar trofeun e parë Superkupën, dhe me një avantazh prej 3 pikësh në klasifikim ndaj rivalve më të afërt Dormundit, por me sa duket as gjithë këto shifra nuk i mundësojnë italianit që të qëndrojë larg zërave të merkatos. Nëse ai i fiton të gjitha kompeticionet ku Bajerni merrë pjese, nuk lë gjë për të dhënë për vitin tjetër dhe do detyrohet që të mbyll një epokë shumë shpejt.