Leximi duke përdorur një e-book (libër elektronik) që lëshon dritë apo pajisje të tilla elektronike si tablet apo iPad mund të prishë zgjimin tonë natyral duke na bërë që të qëndrojmë të përgjumur si dhe mund të na krijojë shqetësime gjatë natës.
Kjo është konstatuar nga një studim i Brigham dhe Spitali i grave (BWH) në Boston, ku thuhet se përdorimi i e-book nuk është i mirë.
Hulumtuesit kanë krahasuar efektet e organizmit nga leximi i një libri elektronik (e-book) që lëshon dritë dhe një libri tradicional i shtypur në letër, duke u kërkuar një grupi vullnetarësh që të lexojnë përpara se të shkojnë për të fjetur.
Eksperimenti i cili zgjati 14 ditë tregoi se gjumi është ndërprerë disa herë nga këto mjete elektronike-tha koordinatori i punës Anne Marie Chang.
Personat që kishin lexuar libra elektronik flinin më vonë, zgjoheshin disa herë gjatë natës dhe ishin të përgjumur.