Një person mbeti i plagosur natën e kaluar në zonën e ish bllokut në Tiranë. Sherri nisi fillimisht me fjalë më pas dy personat u qëlluan me thika. Të dy të plagosurit kan qenë nën efektin e alkoolit sipas policisë.
Nga të dhënat e para mësohet se i plagosuri është Halim Hysa, 31 vjeç. “Më datë 27.09.2016, rreth orës 00:30, ka shkuar në urgjencën e SQU, shtetasi H. H., 31 vjeç, i goditur me thikë”- njofton policia.
I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.