Si mashtron Erion Veliaj me investimet në rrugë(VIDEO)

0
278

Në kronikat televizive të montuara dhe shpërndara dje nga Bashkia Tiranë për mediat, flitej për një investim në periferi të kryeqytetit. Një rrugë që lidhte zonën e Lundrës me Farkën.

Sipas kryebashkiakut Veliaj ky segment rrugor i rikonstruktuar i shërben rreth 3 mijë banorëve. Por nuk është tamam kështu. Pamjet e servirura në media nga zyra e kryebashkiakut nuk e thonë të gjithë të vërtetën.

Lapsi.al ka parë nga afër segmentin rrugor të inaguruar, që sipas Veliajt i shërben mbi 3 mijë banorëve, por në fakt rezulton që nuk janë më shumë se 500 metra asfalt.

Rruga e asfaltuar i shërben vetëm banorëve kompleksit rezidencial me vila që gjenden në këtë zonë dhe jo mijëra banorëve siç shprehet kryebashkiaku.

Më poshtë kronika e shpërndarë nga zyra e Veliajt dhe video e siguruar nga Lapsi.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency