Top Channel në shërbim të Edi Ramës (shikoni sondazhin)

0
281

Top Channel arrin kulmin. Ndërkohë që një pjesë e madhe e mediave po denoncon me ze dhe figurë mashtrimet e kryeministrit për importin e plehrave, ndërkohë që shoqëria civile ka lajmëruar protesta dhe ndërkohë që Edi Rama po bën gjithçka per ti hedhur ujë flakës së revoltës popullore, televizioni më i madh në vend e shikon të keqen tek opozita. Në faqen në internet Top-channel.tv, është shpallur një sondazh ku votuesve i drejtohet një pyetje: Nëse i duhet besuar deklaratave të Lulzim Bashës për plehrat.

Natyrish rrezultati është 70% në disfavor të kreut të PD-së ashtu sikurse pritej. Të gjithë e dinë që PD-ja po tregohet e pasinqertë dhe do të shfrytëzojë situatën, kundër një ligji një variant shumë më liberal të të cilit ajo e ka votuar vetë.

Por sot problemi nuk është tek selia Blu. Sot problemi është tek Rama që ka ngrënë premtimet e tij në opozitë dhe aktet e tij të para qeverisëse. Eshtë ai që tani po i hap rrugë importit të plehrave në Shqipëri. Ndaj nëse do të dëshironin të bënin një sondazh të saktë kolegët e T CH mund të kishin vrarë mendje të gjenin një pyetje më të saktë. Si psh: kur gënjeu Rama në 2013 apo sot?

Por Topi ka vendosur ta hedhë barrën e fajit tek opozita njësoj siç bënte dikur konkurenti i tij TV Klan, kur në pushtet ishte Berisha.

Me sa duket kioskat e Tiranës dhe nafta e Patosit kanë filluar ta nxjerrin kokën edhe në ekranin e televizionit qe ende vazhdon të quhet më i madhi në vend. (Lapsi.al)