Vokshi: Gruaja vlerë për politikën, Ademi: Qytetarët nuk trajtohen njësoj

0
246

Lidhja Demokratike e Gruas shënoi 25-vjetorin e krijimit më një aktivitet ku morën pjesë deputetë të PD, të partive aleate te koalicionit te djathte si edhe përfaqësuese të pushtetit vendor. Kryetarja e Forumit të Gruas, Albana Vokshi, vlerësoi rolin e gruas në krijimin e forumit. Ndërsa kryebashkiakja e Shkodrës, Ademi, e vuri theksin tek vështirësitë që hasin gratë në politikë, në kushtet e mungesë së vendimmarrjes.

25-vjetori i Lidhjes Demokratike të gruas ka mbledhur bashkë në një tryezë deputete të PD-së, drejtuese të Organizatave partnere, si edhe përfaqësuese të forumeve të grave të disa prej partive të koalicionit, si edhe të pushtetit vendor. Kryetarja e Forumit të Gruas Demokrate, Albana Vokshi, vlerësoi rolin dhe kontributin e grave në krijimin e Lidhjes Demokratike.

E pranishme në këtë tryezë, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, u ndal të sqaronte debatet që ka pasur me kryeministrin Rama për ndërtimet tek stadium “Loro Boriçi”.

Ademi: Ajo që kam vënë re gjatë drejtimit të Bashkisë Shkodër është mosdëshira e pushtetit për të bashkëpunuar dhe për të trajtuar gjithë njerëzit njësoj. Nuk është çështje personale diskutimi që kam pasur me kryeministrin por ka të bëjë me të drejtën e qytetarëve për shërbime.

E ftuar e veçantë në këtë forum ishte edhe sekretarja e Forumit të gruas të Partive Popullore Europiane, Hillie van de Streek, e cila nënvizoi se ky aktivitet ofron një ndihmesë për të lobuar për të drejtat e grave.