Voltana Ademi: Viti 2013 ka qenë një traumë, qytetarët janë dhunuar dhe dhunohen për të mos ushtruar të drejtën e votës

0
188

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka treguar për vështirësite e saj si grua në politikë. Në Lidhjen Demokratike të Gruas, Ademi ka deklaruar se viti 2013 kur u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme ka qenë një traumë pasi jo vetëm ajo, por të gjithë janë përballur me krimin, ashtu sikur po përballen edhe sot.

Ademi: Në vitin 2013 e them me bindje të plotë ka qenë një traumë e vërtetë përjetimi i zgjedhjeve të asaj kohe ku pjesë e listës në debutet, ne gratë bashkë me burrat përballeshim me një situatë të vështirë që lidhej me procesin zgjedhor.

Ka qene e tmershme në atë kohë dhe vazhdon të jetë sot, përballja me krimin, me parate e pista, të drogës në një proces ku qytetarët janë dhunuar dhe dhunohen për të mos ushtruar të drejtën e votës dhe sigurisht gratë në këtë kontekst kanë presionin më të madh. Që në atë moment unë kam thënë: Ia vlen që unë të punoj në politikë, kur përballja nuk është e lehtë.

E njëjta histori është përsëritur në 2015 dhe fatkeqësisht kryetarët e bashkive, sidpomos gratë janë përballur me një dhunë të vërtetë popullore për të shembur të drejtat dhe liritë e votës.

Është e vështirë, por gratë munden.

Ka qenë e mundur të fitojmë disa bashki, por që bërballen me këtë problematike që sa vjen dhe rritet.

Ngjarjet e ditës kanë qenë një dëshmi tjetër e asaj kurbe rritëse në fakt të një presion politik, pushtetar, kriminal. E them të pardorimit të parave të drogës dhe përdorimit të pushtetit në mënyrë të dhunshme.