Te dashur miq, sot Izraeli dhe kombi hebre jane ne zi sepse kane humbur njerin prej personaliteteve te tyre me te shquar, me te respektuara ne Izrael dhe ne bote, burrin vizionar te shtetit, nobelistin Shimon Peres.
Shimon, ne dekada sherbimi ndaj vendit dhe kombit te tij si ish kryediplomat, ish kryeminister, ish president dha nje kontribut historik ne zhivllimin e gjithanshem te vendit dhe kombit te tij! Me vdekjen e tij shqiptaret kane humbur nje mik te madh e te shquar, arkitektin e miqesise dhe bashkepunimit midis dy vendeve dhe kombeve tona. Pas hapjes se Shqiperise, Shimon Peres, si kryediplomat i Izraelit do vinte ne Tirane diten e Pavaresise per te shprehur mirenjohjen e thelle te tij si dhe kombit dhe vendit te tij ndaj kombit shqiptar per mbeshtetjen e dhene gjate Luftes se Dyte Boterore per hebrenjte si dhe per te nxitur dhe inkurajuar miqesine dhe bashkepunimin midis dy vendeve dhe dy kombeve tona!
Me kete rast shpreh ngushellimet me te thella familjes dhe autoriteteve te Izraelit per kete humbje te madhe dhe lutem qe shpirti i Ish Presidentit Peres te prehet ne paqe! sb