-Isabel dhe Federica, janë dy ish murgesha, të cilat do të martohen së shpejti. Të dyja gratë janë njohur kur ishin misionare dhe për t’u martuar kanë hequr dorë nga misioni i tyre humanitar. Martesa për to do të bëhet nga bashkiaku i Levizjes ‘5 yje’ Luca Salvai. Isabel dhe Federica janë 44 vjeç, janë të diplomuara, njëra është italiane tjetra nga Amerika e jugut dhe të dyja kanë kaluar një pjesë të jetës së tyre duke u kujdesur për të tjerët, pothuajse në çdo pjesë të globit. Por që të realizonin martesën e tyre, të dyja gratë kanë hyrë në procesin formal të prerjes së lidhëseve të tyre me kishën katolike të Vatikanit. Të enjten ato do të martohen në Pinerolo, në një ceremoni civile. Historia e tyre është e njëjtë si e shumë çifte gay dhe lesbike, që me në fund falë ligjit Cirinna, mund të ligjërojnë lidhjen e tyre.