Ish-kryeministri kafe në Lazarat: Është ajri më i pastër në Shqipëri

0
176

Për ish-kryeministrin Aleksandër Meksi, një kafe në Lazarat përveç se e shoqëruar edhe me miq të mirë, ka pasur edhe të tjera të veçanta.

“Ish-kryeministri i Shqipërisë Aleksandër Meksi me të birin na nderuan sot për një kafe në Lazarat City.

Po kthehesha nga Saranda, – thotë Kryeminisri, dhe më pihej një kafe. Shkojmë në Lazarat i them djalit se aty është ajri më i pastër në Shqipëri, i freskët, i pandotur,pa plehra.

Rrallë na ndodh në këto kohë të mbrapshta të konsumojmë disa çaste nga koha jonë me dikë nga i cili ke se çfarë mëson nga dija dhe përvoja e tij e pasur politike e profesionale”, shkruan kreu i PD-së së Gjirokastrës, Roland Bejko në tekstin shoqërues të fotos.