Komisioni për Reformën Zgjedhore është mbledhur sot nën drejtimin e dy bashkëkryetarëve, Taulant Balla dhe Oerd Bylykbashi.
Balla ka kërkuar që kuadri ligjor të bëhet gati 6 muaj para zgjedhjeve dhe amendamentet të miratohen para 20 dhjetorit, kurse Bylykbashi ka deklaruar se reforma kërkon ekspertizë intensive dhe cilësore.