Pas kritikave dhe ofendimeve nga Aktivisti i LGBT-së, Kristi Pinderi ndaj deputetes Mesila Doda, ku ai e quajti si “prostitutë politike që ushtron prostitucion nga mëngjesi deri në darkë”, ka reaguar dhe kjo e fundit.
Edhe Doda nuk i ka kursyer ofendimet ndaj Pinderit, ku e ka cilësuar si ‘legen i vogël’. Doda, në një reagim në profilin e saj në Facebook, i është drejtuar Pinderit duke i thënë se ‘ti je i mjerë pasi se ke dhe s’ke për ta pasur kurrë dashurinë e një gruaje afër vetës’.
Reagimi i plotë i Dodës:
Po shof fyerje te renda qe Kristi Pinderi ka leshuar ne adrese time sepse kam dale kunder propozimit te legalizimit te prostitucionit…ça te them o legen i vogël… Te ta kthej nga mamaja, nuk e ke dhe nuk dua te ngas ata qe s’jane më, të shaj nga gruaj, nga e dashura as ate se ke… Ti je thjesht i mjerë sepse nuk ke e s’ke per te patur kurre dashurine e nje gruaje afer vetes… Je nje mjeran i vogel. Ty s’te them dot as ta mendosh si ne shtepine tende, se te vjen nje dite femija e te thote kam zgjedhur kete profesionin e prostitutes meqe e futet brenda ligjiit, se as kete ske per ta pasur dot. Sa per zgjedhjet e mia politike i kam bere me ballin lart dhe duke shkuar kunder çdo korrenti te forces o legen.
Nuk kam perfituar kurre as nje gjysem leku pa djerse e pa respektuar ligjin, ne ndryshim me ty qe majmesh me fonde BE e fonde qeverie per diskriminim qe se ke patur kurre. Ku jane fondet e strehes qe more? Sa vete strehuat qe i perzuri familja? Me kto dhe te tjera do merrem shume po shume seriozisht.
Tash edhe nje fjale per kto shoqatat e grave qe preken dhe reagojne kur behet fjala per zonjat ne politike. Une ja dal 100 here, 1000 here vetem, po na e kurseni hipokrizine kinse po mbroni te drejtat e grave e po ndihmoni pranine e tyre ne politike. Ky eshte reagim histerik dhe fyerje e nje gruaje, e nje nene, vetem se po guxon dhe njehere te shkoje kundra rrymes.