“Një Qeveri, e cila i ka 2/3 e votave në Kuvendin e Kosovës, dhe e cila nuk është në gjendje të shtyjë agjendën e saj përpara atëherë, nuk e di pse funksionin. Ky koalicion është ndërtuar për çështje të mëdha, por po tregohet i pafuqishëm në kryerjen e këtyre obligimeve”, kështu është shprehur njohësi i çështjeve politike, Adrian Çollaku në emisionin Fakt Plus me Leotrim Berishën.
Ai thotë se janë rreth 13 deputetë të cilët nuk e votojnë marrëveshjen për demarkacionin. Çollaku, i cili është edhe kryeredaktor i gazetës Blic nuk pret qe gjatë muajit tetor kjo çështje të procedohet në Kuvend ashtu siç është paralajmëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
“Janë mbi dhjetë apo 13 deputetë të LDK-së, që nuk do ta votojnë, janë edhe disa deputet të PDK-së. Njeriu kryesor qe e ka mbështet ketë marrëveshje është, Hashim Thaçi, por e shihni edhe ai ka filluar të tërhiqet. Në tri javët e fundit nuk kemi parë deklarata të fuqishme nga ana e tij në mbështetje të këtij procesi. Ka indikacione qe do të ketë një rinegocim”, ka shtuar Çollaku.
Ai ka paralajmëruar se gjatë muajit tetor më shumë gjase do të mbahet një tryezë mes liderëve ku ai pret qe të gjendet një zgjidhje.
“Ka shumë gjasa qe në muajin mars të shkohet në zgjedhje të parakohshme pikërisht për çështjen e demarkacionit. Zgjedhjet më së shumti i konvenojnë partive opozitare dhe pse jo edhe PDK-së. Më se paku i konvenojnë LDK-së për shkak se elektorati i kësaj partie është i pakënaqur qe kjo parti ka hyr në koalicion më PDK-në. Ka sinjale se do të kemi zgjedhje”, ka theksuar Çollaku./Tribuna Channel