Një aksident ka ndodhur në rrugën e Kombit në afërsi të Milotit mesditën e sotme.
Nga të dhënat paraprake mësohet se 6 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy mjeteve.
Të plagosurit janë dërguar në spital, ku një vajzë ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërkohë që polica ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e ngjarjes.