Pas ndarjes me Angelina Jolie, e cila bëri bujë në pothuajse të gjitha mediat botërore, aktori hollivudian Brad Pitt, duket se ka takuar ish partneren e tij Jennifer Aniston.
Sipar Radar Online, takimi Pitt-Aniston është bërë në fshehtësi në një hotel në Los Angeles.
Kjo është konfirmuar edhe nga një burim i afërt me aktorin amerikan, i cili ka thënë se ekziston një mundësi e madhe që ai të pajtohet me Aniston.
“Brad ishte dashuria e jetës së saj dhe këtë nuk e mohoi kurrë. Ajo është e lumtur nga shkurorëzimi i tyre”, thotë burimi.