Prokuroria e Krimeve të rënda ka vijuar me hetimin ditën e sotme pas rastit të publikuar në media një natë më parë në emisionin investigativ “Stop”, ku një oficer gjyqësor ka marrë ryshfet 18 mijë euro për prokurorin Ardian Braho.
Sot është sekuestruar dosja e 120 mije eurove në zyrën e prokurorit Braho, mëson “Panorama”.
Nga verifikimet rezulton se personi që ka dhënë paratë është shtetasi me iniciale A.M, person i përdorur në disa operacione policore me infiltrime dhe simulime aktesh korruptive. Paratë kanë qenë me fasheta të bankës çka dyshohet se janë tërhequr nga banka ditën e ngjarjes, shkruan “Panorama”.
Nga verifikimet e pamjeve të sekuestruara del se filmimi është bërë nga të paktën 5 kamera pasi ka plane nga 5 këndë të ndryshme por që vetëm dy janë publikuar.