Qyteti i Poliçanit do të ketë një terminal të ri hyrës

0
259

Qyteti i Poliçanit do të ketë shumë shpejtë një terminal të ri hyrës, i cili jo vetëm do të ndryshojë imazhin prezantues të qytetit, por do të sistemojë dhe qëndrimin e mjeteve ndërqytetëse.

Kryetari i bashkisë, Adriatik Zotkaj tha se para ndërhyrjes, infrastruktura linte shumë për të dëshiruar.

Zotkaj: Për herë të parë do të ketë një terminal, ku do të rregullohet gjithë trafiku i hyrje-daljeve të qytetit, që lidh qytetin e Skraparit dhe të Beratit. Kjo do t’u japë mundësi qytetarëve lirshmëri.

Fal investimit 30 milionë lekë të reja të qeverisë përmes Fondit Shqiptar i Zhvillimit, bashkia e Poliçanit, përveç qendrës dhe shëtitores, do të ketë totalisht të rikonstrukltuar dhe hyrjen e qytetit.