Kryeministri Edi Rama tani kundër nuk ka vetëm kundërshtarë opozitën, por edhe brenda radhëve të tij. Deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi gjatë fjalës së saj në Kuvend u shpreh se është vështirë ta kuptosh këtë kryeministër.
Sipas saj, fjala e kreut të ekzekutivit ka shumë kontradikta.
“Në 2013 janë ricikluar 10%, ndërsa vitin e shkuar 17% dmth riciklimi është rritur me dyfishim. Pra në 2013, kur ky biznes punonte me 10% kapacitet ne e hoqëm ligjin dhe mirë bëmë, ndërsa tani që e kemi dyfishuar punën e këtyre bizneseve e risjellim ligjin. A ka njeri që e kupton këtë?”, tha Hafizi.
Replika Ramës shumë agresive.
“Ti pyete a ka njeri që e kupton këtë, po ti nuk je njeri atëherë. Këtë e kuptojnë njerëzit, po ajo nuk është njeri. Që të ndjehesh si gjithë njerëzit më dëgjo. Së pari unë thashë që në 2013 ishte ca më shumë se 10%, pasi nuk ka pasur ansjëherë matje statistikore si e kemi pasur ne dhe tani është 17%, që do të thotë se këto biznese janë stërmunduar, por tani janë duke falimentuar”, tha Rama.