https://youtu.be/aGgKKYhM9w8
“Flokët” në fytyrë kanë aftësinë të transformojnë tërësisht pamjen e një personi.
Por ky burrë dukej shumë ndryshe pa mjekër sa që edhe vajza e tij nuk arriti ta njihte.
Video që të ngroh zemrën tregon se si Anistyn Claire nga San Antonio, Teksas, vetëm 7 muajshe, reagon kur sheh babain pa mjekër teksa ai e mban në prehër.
Në klipin e filmuar në korrik, vogëlushja shfaqet duke luajtur e qeshur me babain e saj me mjekër. Por kur ai e heq atë, ajo shpërthen në lot.Pavarësisht se burri përpiqet ta afrojë bukuroshen e vogël, ajo refuzon të luajë me të.