“Edhe këtë herë italinani ka preferuar të mos flas për afrime të reja në formacion. Edhe pse qarkullojnë shumë zëra ditët e fundit përsëri numri një i stolit nuk preferoi që ti komentonte”
Ndeshjet e kombëtares për Eleminatoret e Botërorit Rusi 2018 po afrojnë, por nga ana e trajnerit nuk ka asnjë deklaratë për lojtarët e rinj. Gianni de Biasi ka qenë gjithmonë i rezervuar për sa i përket informacioneve në lidhje më grumbullim e lojtarve. Edhe këtë herë italinani ka preferuar të mos flas për afrime të reja në formacion. Edhe pse qarkullojnë shumë zëra ditët e fundit përsëri numri një i stolit nuk preferoi që ti komentonte. Në një intervistë për gazetën Tuttosport ai ka folur për ndeshjet por jo për formacionin. De Biasi tha se Shqipërinë e presin dy ndeshje të vështira dhe të ndryshme nga njëra tjetra. Strategu u stolit kuqezi deklaroi se i friksohej të dyja ndeshjeve. Për të Liteshteini është një skuadër e vogël por edhe e madhe njëkohësisht. Ai tha se të gjithë presin një ndeshje të lehtë por ajo ndeshje do të jetë shumë e vështirë. Për De Biasin ka që mund të thuhen për ndeshjen e parë, duke nënkuptuar një përgatitje shumë të mirë edhe pse duket se është një ndeshje e lehtë në letër. Për sa i përket ndeshjes së dytë kundër Spanjës, italiani e ka quajtur shumë të vështirë. “Do të përballemi me Spanjën që është kthyer në nivelet e disa viteve më parë dhe ka lojtarë të mëdhenj në organikën e saj. Niveli teknik i lojtarëve të kombëtares spanjolle është i jashtëzakonshëm ashtu si lojtarët e saj, nga Diego Kosta te David Silva, Zhordi Alba”,- deklaroi trajneri Gianni de Biasi. Sipas tij Spanja është edhe ndeshja më e vështirë e eleminatoreve duke parë që skuadra spanjolle është kthyer në formën e saj më të mirë. Në këtë intervistë numri një i stolit ka folur edhe për zërat që kanë qarkulluar kohët e fundit për transferimin e tij të mundshëm të Dinamo e Zagrebit. Sipas De Biasit, nuk ka pasur asnjë kontakt. “Jo, asnjë telefonatë. Pastaj kam një kontratë me Federatën Shqiptare, jam i lumtur që drejtoj Kombëtaren. Kam si synim të respektoj kontratën”,- tha Gianni de Biasi në lidhje me transferimin e tij. Në këtë intervistë italiani foli edhe rreth skuadrave të Serisë A, duke anlizuar lojën e tyre. Por kjo dalje e tij nuk shërbeu për të marrë më shumë informacione rreth përgatitjes se kombëtares dhe për formacionin e dy ndeshjeve të radhës.