Anëtarja e komisionit të reformës në drejtësi, socialistja, Vasilika Hysi, u shpreh pozitivisht për buxhetin 1.8 miliardë lekë që qeveria vendosi të japë si faturë për realizimin e projektit të reformës së drejtësisë.
Hysi tha: – “1.8 mld lekë është fatura më e mirë e mundshme për reformën në drejtësi. Është 1. 8 miliardë lekë për një vit. Jemi të mendimit se për një sistem drejtësie që do ti ofrojë qytetarëve një drejtësi të shpejtë ia vlen”.
Hysi tha se u miratuan 7 ligjet bazë për reformën dhe se ato do të kalojnë të enjten në parlament, hapi i dytë janë 40 ligjet e tjera.