I ofroi rryshfet policit në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari nga Kruja

0
177

I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative për shkeljen e bërë, arrestohet në flagrancë një drejtues mjeti. Në prangat e Policisë ka rënë Bujar Yzeiraj, 25 vjeç, banues në Krujë.

Një ditë më parë, ky shtetas në rrugën nacionale Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur Krye – Bushat, i ka ofruar 500 lekë punonjësit të policisë të qarkullimit rrugor për të shmangur masën administrative për shkeljen e bërë.

Nga Seksioni kundër korrupsionit, u kryen të gjitha veprimet hetimore ku shtetasi Bujar Yzeiraj u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.