Vrau dhe hodhi në pus nipin e ish të dashurit, gruaja vrasëse: Jam penduar, kam 4 djem në varr

0
530

Kanë kaluar 11 vite prej ditës kur , nga Vidohova e Devollit, vrau dhe hodhi në pus nipin e mitur të ish-të dashurit të saj. Për më shumë se një dekadë, gruaja mbart në shpirt jo vetëm barrën e krimit makabër, që tronditi mbarë vendin, por edhe dramën e madhe të vrasjes së tre djemve të saj. Mes lotësh, Liljana, e cila ka mbetur fillikat e vetme, shpreh pendesë dhe pranon se është fajtore e njëherazi shkaktare e vrasjes së tre djemve që lindi dhe atij që e vrau, të cilit prej kohësh e konsideron si birin e saj. “Jam fajtore, e pranoj. Unë jam penduar se atje janë katër djemtë e mi, jo tre djemtë e mi. Ai është djali im, unë nuk do ta ndaj atë asnjëherë, asnjëherë nuk e kam ndarë.”- shprehet Liljana Mulliri. Nga qelitë e burgut 325, Liljana Mulliri, i bën thirrje ministrit të Drejtësisë, ti ulë sigurinë, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të shkonte pranë varreve te tre djemve, Taulantit, Xhiljanit dhe Edit, të cilët u vranë pesë vite pasi ajo ishte burgosur. “Kërkoj të më hiqet siguria e lartë, vetëm për të vajtur tek ata fëmijë. Kur vete atje më duket sikur i kam gjallë. Unë në çdo moment e ndjej fjalën e tyre, dhe unë e ndjej që ata çdo moment janë me mua, edhe pse janë atje. Do ti lutesha shumë ministrit të Drejtësisë të ma hiqte sigurinë e lartë se ajo më pengon shumë.”- shprehet Liljana./K.L/BW