Asambleja e Partisë Socialiste/ Rama bën inventarin e 25 viteve: Gjithçka kemi bërë është e pamjaftueshme

0
175
Kryetari i PS Edi Rama, duke folur gjate Asamblese se Kombetare te Partise Socialiste, ku i ka bere thirrje kryeministrit ne detyre, Sali Berisha, qe te ndale miratimin e vendimeve te qeverise.

Në nisje të punimeve të Asamblesë, kryeministri Edi Rama bëri një përmbledhje të punës së bërë në 3 vite nga qeveria që ai drejton, duke e cilësuar “Inventari më i plotë i reformave në 25 vitet e fundit”.

“Sot kjo Asamble mblidhet me një rend ditë që ka në fokus punë për organizmin kapital të gjithë strukturës së PS. Pasqyra e rezultateve deri më tani, përbën një sfidë të madhe në procesi e komunikimit, pasi nuk ka asnjë dyshim se gjithçka kemi bërë është e pamjaftueshme në krahasim me sa mbetet për t’u bërë nga kjo forcë politike në procesin tranfsomues përmes qeverisjes. Por çfarë kemi bërë përbën një tërësi arritjesh që tre vite më parë as mund të imagjinoheshin. Kjo sepse kush qeverisi më parë, asnjëherë nuk u përpoq të adresonte siç duhet problematikat e trashëguara dhe të rënduara vit pas viti.

Nëse do të bënim një inventar të gjithë reformave të ndërmarra nga qeveria, do të ishte padyshim inventari më i plotë i gjithë këtyre 25 viteve. E filluam me një reformë që duhej për rregullimin e territorit. Duke bërë në radhë të parë betejën frontale për të ndaluar zhvillimin e mëtejshëm të gangrenave në territor. Ndaluam zhvillimin kaotik në territor. Ndërsa reforma në sektorin e energjisë është më shumë rëndësi. Pasi shënon një kthesë historike në raportin tonë me shtetin. E nisëm reformën duke filluar njësoj si me reformën e territorit e cila pastaj u shtri në një sërë aspektesh themelore, që nga reforma administrative, tek krijimi i planeve të përgjithshme kombëtare; reforma në drejtësi, u bë si një reformë që duhet të ndante të shkuarën me të ardhmen. Dhe kush konsumon energji duhet ta paguajë atë. Dhe ajo ata që e vjedhin, të paguhen nga ata që e paguajnë energjinë.

Vendosëm një vijë të qartë ndarëse mes atyre që janë realisht shtresa në nevojë, dhe kanë nevojë për mbështetje lehtësuese për të paguar faturat e energjisë. Ndërsa të tjerë u larguar nga skema, pasi u strehuan si abuzues brenda shtresave në nevojë. Kjo reformë ishte një pjesë e rëndësishme e shëndoshjes së financave të shtetit. 433 971 familje e biznese debitorë që në vite thellonin borxhin në sektor duke mos paguar, janë sot në aktmarrëveshje, dhe shlyejnë me këste borxhet e akumuluara në vite. Janë 213 mijë familje që ndihmohen drejtpërdrejt sipas niveleve me subvencione nga ana e shtetit. Jo vetëm çmim mesatar i energjisë për konsumatorët familjarë nuk u rrit po u ul nga 9.7 në 9.5 lek për kilovat. Sot është fakt që nuk ka më faturim afrofe. Por çdo konsumator ka matësin e vet dhe paguan për atë që tregon matësi. U fshinë nga sistemi faturimet abuzive të 48 mijë abonentëve. Iu kthyen publikut 15 mln dollarë. Si dhe 72 mln dollarë kamatëvonesa të falura nga zbatimi i skemave lehtësuese.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency