je rreth orës 14:30 në Stacionin policor në Gostivar, 22 vjeçarja H.M. ka raportuar se nga ana e I.M.(32) me të cilin ka qenë në lidhje dashurie, rreth tre ditë është mbajtur peng në një lokal nate në Gostivar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vajza ditën e fundit ka ndjerë probleme shëndetësore ku nga ana e I.M. është dërguar në Qendrën Mjekësore në Gostivar ku i është dhënë ndihma mjekësore, kurse rreth orës 01:30 ajo është lënë para shtëpisë së saj.
MPB ka informuar se janë marrë masa për gjetjen e I.M. dhe qartësimin e plotë të rastit.