Policia bashkiake sekuestron mallin e shitësve ambulantë: Qytetari turp të keni, i merrni për vete. As letra nuk plotësuat (VIDEO))

0
291

Aksioni i Policisë Bashkiake ka vijuar sot te Shkolla e Bashkuar, ku disa policë kanë sekuestruar mallin e shitësve ambulantë. Ky veprim ka revoltuar një qytetar që ndodhej aty, i cili ka filmuar të gjithë skenën duke komentuar mbi veprimin e policëve: “Ju marrin tjerve bukën e gojës, kta bukuroshat. Turp t’kenë, i marrin as nuk i shkruan fare letrat, i çojnë n’shpi t’vet. Ja targa makinës, ja ky bukuroshi. Turp t’ketë”, komenton i riu teksa filmonte videon që më pas e dërgoi në faqen “Jeta osh qef” Në automjetin e policëve duket malli i sekuestruar, si një mënyrë për të bindur shitësit ambulantë që të mos zënë më trotuaret, por ta fitojnë në mënyrë tjetër bukën e gojës.