Policia kundër ambasadës amerikane: Protesta organizohet nga AKIP

0
168

Policia e Tiranës njofton planin e masave për protestën e sotme të shoqërisë civile kundër importit tē plehrave. Por ndryshe nga Ambasada Amerikane nē Tiranë që në njoftimi e djeshëm thoshte se protestën e organizonte opozita, Policia e Tiranës sqaron se protesta organizohet nga Aleanca Kundër Importit tē Plehrave. Më poshtë njoftimi i plotë i policisë.

Sot më datë 01 Tetor 2016, ora 11.00 – 14.00 Aleanca Kundër Importit të Plehrave, do të zhvillojë një protestë në formë marshimi duke filluar nga Parku Rinia, krahu i Monomentit të Pavarsisë, për të mbritur përpara Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë garanton ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimin të marshim – protestë.

Për mbarëvajtjen sa me mirë e pa incidente të marshimit – protest është hartuar; Plani i Masave me detyra, duke marrë të gjitha masat për të garantuar zhvillimin normal.

Në total janë angazhuar, 494 punonjës policie.