Dhoma Amerikane e Tregtisë shprehu dje shqetësimin e saj dhe të gjithë anëtarëve të saj në lidhje me ndryshimin e ligjit për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë të miratuar dje në Kuvend. Ky ndryshimrikthen anëtarësimine detyrueshëm të biznesit në këto dhoma. Dhoma Amerikane e Tregtisë e ka ndjekur procesin e diskutimit të këtij ligji që nga muaji dhjetor 2015, kur projektligjiu dërgua në Kuvend. Në kundërshtim me angazhimin e shprehur qartë nga qeveria për diskutim dhe dialog me biznesin mbi aktet ligjore dhe nënligjore të cilat prekin biznesin, si edhe në kundërshtim me detyrimin ligjor të përcaktuar në ligjin nr. 57/2014 “Për Këshillin Ekonomik Kombëtar” dhe nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, këto ndryshime nuk kaluan asnjë fazë diskutimi publikpërpara se t’i dërgoheshin Kuvendit të Shqipërisë.
Diskutimet e mëpasshme në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese krijuan përshtypjen se do të merreshin parasysh nevojat e biznesit dhe rezultuan në disa ndryshime të rëndësishme që synojnë të rritin transparencën dhe përgjegjshmërinë e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë. Pavarësisht nga këto ndryshime, ligji i miratuar cënon lirinë e biznesit duke mos e lejuar atë të largohet nga një institucion në rast se qëndrimet dhe veprimtaria e institucionit bien ndesh me nevojat dhe kërkesat e biznesit. Rezultatet e Indeksit të Biznesit të Dhomës Amerikane për vitin 2015-2016 treguan se shqetësimi kryesor për klimën e biznesit në vend është niveli i taksave. Edhe në Raportin Global të Konkurrueshmërisë, i cili u botua këto ditë, niveli i taksave zë vendin e dytë në listën e faktorëve më problematikë për biznesin. Pikërisht në këtë kohë, ky ndryshim i ligjit shton një pagesë më tepër, e cila rrit barrën fiskale mbi biznesin, dhe vepron për të frenuar rritjen ekonomike, në vend që të inkurajojë sipërmarrjen.
Qëndrimi i Dhomës Amerikane është që çdo biznes duhet të ketë lirinë e garantuar në Kushtetutë që të jetë pjesë e organizatave që dëshiron ta përfaqësojnë, duke përfshirë këtu edhe të drejtën për të mos qenë pjesë e asnjë prej tyre. Duke siguruar lirinë e biznesit të zgjedhë, të gjitha dhomat dhe shoqatat do të ishin më të vëmendshme për të rritur nivelin e shërbimeve, për të përfaqësuar me dinjitet zërin e anëtarëve të tyre, dhe për të dhënë kontributin e tyre në zhvillimin e ekonomisë së vendit. Fuqizimi i organizatave të biznesit është tregues i rëndësishëm i nivelit të zhvillimit të biznesit dhe i demokratizimit tëshoqërisë nëpërgjithësi. Nëkëtëkuadër duhet tëveprojnë edhe dhomat e tregtisë dhe industrisë. Çdo favorizim i këtyre dhomave përbënnjë diskriminim të shoqatave të tjera të biznesit. Dhoma Amerikane do të vazhdojë të këmbëngulë në punën e saj për të rritur lirinë ekonomike në vend dhe për të respektuar të drejtat e anëtarëve të saj dhe të biznesit në përgjithësi.
Ankesat
Edhe drejtuesit e Dhomës Britanike të Tregtisë thonë se qëndrimi kundër nuk ka ndryshuar dhe se ky vendim nuk është gjë tjetër veçse një hap prapa. Sipas kësaj dhome, ky është një ligj sipas modelit ‘sovjetik’, pasi është ndjekur ai i miratuar në Serbi. Anëtarësimi i detyrueshëm shkon në kundërshtim edhe me parimet e Dhomës Ndërkombëtare me seli në Paris. Edhe modeli anglo-amerikan njeh parimin e anëtarësimit në mënyrë vullnetare. Sipas tyre do të kërkohet mbledhja e asosacioneve për të parë hapësirat e kundërshtimit. Të pandryshuar e kanë qëndrimin edhe anëtarët e Konfindustrisë, të cilët thonë se do të mbahet një qëndrim i unifikuar pas mbledhjes së asamblesë. Sipas tyre, edhe miratimi i tarifave tregon se ky ligj nuk ka marrë në konsideratë propozimet e bëra. Ata thonë se duhej të merret si model ligji për zejtarinë, i cili është hartuar sipas modelit të Dhomës gjermane të Koblenzit. Drejtuesit e kësaj dhome tërheqin vëmendje se në ligj nuk detajohet krijimi i regjistrimit të dhomave.
Ligji “Për dhomat e tregtisë dhe industrisë” ka marrë më në fund miratimin në seancën e datës 29 shtator por nuk ka gjetur dakordësinë e të gjitha palëve të paktën nëse shohim mënyrën si u votua. Ky është ndoshta ligji që u kundërshtua më fort nga disa organizma biznesi dikë e cilësuar si abuziv mënyrën sesi parashtrohej detyrimi i antarësimit dhe pagesa e kuotës për këtë aspekt. Ligji u depozitua në parlament në muajin dhjetor 2015 dhe kaloi pas 9 muajsh në parlament pas shumë kthimeve për diskutim.
Por pse ka një kundërshtim kaq të fortë për këtë ligj?
Së pari kjo lidhet me antarësimin e detyrueshëm. E bashkë me këtë vjen edhe detyrimi për të paguar kuotën e nevojshme e cila rritet progresivisht në bazë të madhësisë së biznesit. Në nenin 6 thuhet se bizneset e reja që sapo regjistrohen në Qendrën kombëtare të Biznesit paguajnë 100 lekë. Kuota e anatarësimit për personat fizik është jo më shumë se 1 mijë lekë. Kuota vjetore e anëtarësimit në dhomë për të gjithë personat juridik është jo më pak se 3 mijë lekë dhe jo më shumë se 100 mijë lekë. Të gjithë anëtarët duhet ta paguajnë këtë kuotë brenda datës 31 mars të çdo viti. Bashkimi i Dhomave do të përfitojë nga fond i mbledhur si efekt i kuotave 25 për qind të totalit dhe kjo duhet të bëhet brenda datës 15 prill të çdo viti. “Dhomat e qarqeve janë të detyruara të dërgojnë pranë Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, brenda datës 15 prill të çdo viti, listën e anëtarësisë dhe çdo 3 muaj përditësimin e kësaj liste për efekt të pagesës së kontributit”, thuhet në ligj. Pagesa e kuotave për bizneset anëtare të Dhomave të tregtisë do të nisë nga 1 janari 2017. Argumenti i krijimit të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë është lobimi më i fortë për çështje që shqetësojnë biznesin që në fakt është edhe kundërargumenti që ka përdorur biznesi për ta kundërshtuar duke vënë në dyshim pavarësinë e këtij bashkimi.