Rritja ekonomike, Ramën e shpëtojnë vetëm investimet e nisura nga qeveria Berisha

0
231

­Ndërkohë që bie në mënyrë drastike xhiroja e ndërmarrjeve industrial Rama gjithsesi nuk ka turp të vendosë firmën e tij në tubat që po shtrohen tek TAP, ashtu sikurse përuron punën e bërë nga të tjerë në HEC-et mbi lumin Devoll

 

 Ervin Kaduku

 

Ditën e djeshme kryeministri shqiptar e mbajti turrin në Fier, për të shpallur fillimin e shtrimit të tubacionit të gazsjellësit TAP në territorin e vendit tonë. Pak muaj më parë, ai vuri firmën e tij në një nga tubat që sapo kishin mbërritur në portin e Durrësit. Me sa duket, shoëman-i i katapultuar në karriken kryeministrore ka ndërmend që të jetë prezent në të gjitha fazat e realizimit të këtij investimi, por vendosja e firmës në to duhej t’i ishte lënë dikujt tjetër.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha po dje u shpreh: “Pasi ka dështuar të sjellë edhe një investitor të vetëm në Shqipëri, dhe ka përzënë shumë prej atyre që ishin, me taksat, me korrupsionin dhe lidhjet me krimin, Edi Rama ka nisur të shëtisë cdo jave sa tek TAP sa tek Hidrocentrali i Devollit, që njerëzve t’u duken shumë. Por ato janë të njëjtat, të vetmet investime të huaja, të nisura e të kontraktuara nga qeveria e Partisë Demokratike.  Mbron dhunuesin e investitorit që braktisi projektin 450 milionë dollarësh me 1.200 vende pune, sjell plehrat e botës në Shqipëri, mbjell dhe fermenton drogë anekënd vendit, pastaj vjen verdalle si buratin cdo jave në rrethinat e TAP e Hidrocentralit të Devollit, duke penguar dhe punën e tyre me shfaqjet e shpifura qe nuk i honeps dot askush.

Nuk ka investime me Edi Ramën. Me Edi Ramën ka krim, drogë dhe plehra.  Duhet të kthejmë investimet në Shqipëri, por më parë duhet të pastrojmë Shqipërinë nga krimi, droga dhe plehrat. Duhet ta pastrojmë Shqipërinë nga Edi Rama”. Mesazhi është i qartë: po mburresh me punën që kanë bërë të tjerët para teje, ndërkohë që bëmat e tua janë në sensin negativ. Në fakt, kanë qenë përpjekjet e jashtëzakonshme të partisë demokratike dhe të qeverisë së saj ato, që kanë bërë të mundur përfshirjen e Shqipërisë në hartën e vendeve ku do të kalonte gjurma e tubacionit. Mos të harrojmë që TAP ka patur edhe një projekt rival, që e përjashtonte shtrimin e tubave në tërritorin e vendit tonë. Megjithatë, qeveria demokratike ja arriti qëllimit, por Rama gjithsesi nuk ka turp të vendosë firmën e tij në tubat që po shtrohen, ashtu sikurse përuron punën e bërë nga të tjerë në HEC-et mbi lumin Devoll.

 

Tremujori

Ndërkohë, rezultatet e pjesës tjetër të ekonomisë, për të cilën është përgjegjëse kjo qeveri, e cila e ka mbutur biznesin në borxhe pa fund, tregojnë një realitet krejt tjetër. Shitjet e bizneseve në tremujorin e dytë të vitit regjistruan një rritje shumë të dobët, me vetëm 0.3% ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, indeksi i shifrës së afarizmit në ekonomi u frenua nga ecuria tejet negative e industrisë, përfshi këtu edhe degën e energjisë elektrike. Shitjet e bizneseve të industrisë pësuan rënie me 16.9%, duke renditur kështu të pestin tremujor radhazi me rezultat negative. Nëse në tremujorët e mëparshëm rënia kishte ardhur kryesisht nga kriza e industrisë nxjerrëse, në tremujorin e dytë të vitit edhe industria përpunuese pësoi një rënie të konsiderueshme, me 6.8%. Ndërsa industria nxjerrëse shënoi sërish një tremujor në rënie të thellë të shitjeve, me 36%, rënie kjo e ngjashme me tremujorin e parë. Rezultat negativ të shifrës së afarizmit shënoi edhe sektori i energjisë elektrike, me 2.4% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Ndërkohë, sektorët joprodhues të ekonomisë regjistruan një tremujor me rritje pozitive, por pa ndonjë hov domethënës krahasuar me tremujorët e mëparshëm. Kështu, shitjet në sektorin e ndërtimit u rritën me 2.9%, rritja më e dobët në pesë tremujorët e fundit. Kontributin kryesor pozitiv e dhanë shërbimet, ku indeksi i shifrës së afrizmit u rrit me 5.5%. Brenda shërbimeve, rritjen më të lartë e arriti aktiviteti i hotelerisë, me 24.8% dhe informacioni e komunikacionet me 20.3%.

Të dhënat për ecurinë e shitjeve në tremujorin e dytë përfaqësojnë një të papritur negative për ecurinë e ekonomisë gjatë këtij viti. Shitjet e biznesit janë një tregues orientues për ecurinë e prodhimit të brendshëm bruto. Të dhënat e rritjes ekonomike për tremujorin e dytë 2016 do të publikohen nga Instat në javën e parë të tetorit. Në rast se abstragohet nga rezultati i investimeve, lejet për të cilat janë dhënë në periudhën kur në pushtet ishte qeveria e mëparshme, Rama sigurisht do të kalonte në pjesën e errët të bilancit ekonomik, nën zero…

Çfarë përfiton Shqipëria nga gazsjellësi TAP

  • E vendos Shqipërinë në hartën evropiane të energjisë
  • Lehtëson zhvillimin e infrastrukturës energjetike të vendit dhe tregun e brendshëm të energjisë
  • Rrit rëndësinë rajonale dhe gjeo-strategjike të vendit dhe jep kontribut për integrimin tregtar dhe fizik të Shqipërisë në Evropë.
  • Promovon zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës, si dhe nxit investime të huaja direkte
  • Përmirëson infrastrukturën rrugore të Shqipërisë dhe jep kontribut për sigurinë në rrugë
  • Përmirëson të dhënat kadastrale në zonat përgjatë gjurmës së gazsjellësit

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency