Presidenti Bujar Nishani ka vendosur më në fund të ndajë me miqtë virtual në Facebook një mesazh personal. Referuar 50-vjetorit të tij, që e festoi në SHBA më 29 shtator, ai iu ka treguar mbështetësve të tij dhe lumturinë më të madhe që ka në jetë. Dhe, për Presidentin, kjo lumturi është pikërisht familja e tij.
Kreu i Shtetit ka postuar një foto në profilin zyrtar në Facebook, ku shfaqet me bashkëshorten e tij Odetën dhe fëmijët, Ersi dhe Fiona mes gjelbërimit.
“Të dashur miq, në këtë 50-vjetor të lindjes sime, lumturia më e madhe është FAMILJA ime”, shkruan Presidenti përbri fotos së publikuar.
Nishani është kthyer nga SHBA-të vetëm pak ditë më parë pas pjesëmarrjes në Asamblenë e OKB. Ai pati edhe takime me diasporën, ku mori një dhuratë të veçantë: një fanellë sportive me mbiemrin e tij dhe numri 50, aq sa numri i viteve të mbushura.