Zbulohen të tjera detaje nga vrasja e mistershme që ndodhi të shtunën në mbrëmje në Elbasan, ku në mes të qytetit një 36 vjeçar është masakruar me thikë nga persona ende të paidentifikuar nga Policia. Erion Mihallari u godit me thika, sapo zbriti nga makina për të hyrë në një lokal mes pallateve, në lagjen pranë stacionit të trenit. Dyshohet se të paktën dy persona, i kanë dalë përpara qetësisht 36 vjeçarit dhe e kane goditur disa herë me thikë. Pranë vendit të ngjarjes janë gjetur edhe disa gëzhoja, gjë që lë dyshime se në vendin e ngjarjes mund të jetë qëlluar edhe me armë. Policia ka shoqëruar më shumë se 20 persona, të cilët kanë parë ngjarjen, ndërsa ende nuk ka identifikuar autorët.